Transportonin mallra pa doganë nga Kosova, 6 persona të arrestuar në Tiranë, mes tyre administratorë biznesesh

0

6 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, për shkak se dyshohet se fusnin mallra kontrabandë nga Kosova. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road” u arrestuan shtetasit Edison Cani, Altin Metani, Dorjan Zguro, Zaljon Braho, Erand Lami, Shkëlqim Memeti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Free road”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, një autobuz dhe tre automjete. Vihen në pranga 6 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Procedohen penalisht 2 doganierë të pikës doganore Morinë, Kukës, për shpërdorim detyre.

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti postar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;
– A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
– D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
– Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
– Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;
– E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu