“Trendi” më i ri i sulmeve kibernetike/ KUJDES nga mesazhet anonime në “WhatsApp”, rasti i 32-vjeçares nga Tirana

0

Gjatë situatës së pandemisë shumë shkelës së ligjit janë drejtuar drejt krimeve kibernetike. Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se gjatë këtyre muajve 220 shtetas janë denoncuar për krime kompjuterike.

Dje policia arrestoi një 27 vjeçar sepse nëpërmjet rrjeteve sociale kërcënonte e shantazhonte një vajze. Pas arrestimit rezultoi se ai kishte hapur 13 llogari të ndryshme.

Zbulimi i të riut nga Tirana u bë pas kallëzimit të një ekonomiste, të cilën e ka përndjekur nga nga muaji dhjetor. Është kërkuar që ndaj 27-vjeçarit nga Kombinati të merret masa e arrestit me burg për krimet e përndjekjes dhe falsifikimit kompjuterik.

Trendi më i ri i ditëve të fundit, bazuar nga denoncimet është fakti se shumë shtetase janë shqetësuar , në llogarinë e whatsapp, ku ju kërkohet një kod 6 shifror që të dërgohet përmes whatsapp. Pasi e dërgojnë këtë kod i bllokohet llogaria dhe disa orë më pas llogaria i del jashtë komandimit dhe drejtohet nga persona të tjerë. Po ashtu, ka edhe telefonata nga persona ende të paidentifikuar.

Siç është dhe rasti i shtetases E. D. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në janar të këtij viti, rreth orës 10 të mëngjesit të datës 15 janar, kur shtetasja E. D., ka qenë duke komunikuar me shoqen e saj, shtetasen K.S., nëpërmjet “whatsApp”.

I ka shkruar dhe i ka kërkuar një informacion për punën dhe shoqja e saj e ka përshëndetur me një mesazh që përmbante këtë tekst:

“Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me sms gabimisht. Mund të ma dërgoni ju lutem, është urgjente”.

Në të njëjtën kohë, ka ardhur edhe një mesazh në numrin e saj të telefonit nga një numër i panjohur nga kallëzuesja E. D., në gjuhë të huaj, me kodin e sipërpërmendur.

Kallëzuesja menjëherë ka bërë ‘screenshot’ këtë mesazh dhe ja ka dërguar shoqes së saj që po komunikonte në Whatsapp dhe pas rreth 2 orësh ka parë që ky aplikacion i është bllokuar duke kërkuar kodin.

Më pas, i ka vendosur kodin që kishte ardhur por sërish nuk u hap, dhe shtetasja E. D., nuk ka bërë më tentativa për të rimarrë kodin. Vet aplikacioni ka njoftimin që të kërkojë kodin çdo 12 orë, ndërkohë që me sms i vijnë kode të ndryshme.

Po në atë datë, një person i panjohur ka telefonuar kallëzuesen duke i thënë: “ zonjë po më dërgon gjëra në ‘messenger’ që nuk i kanë lidhje me mua, unë nuk të njoh”. Pas disa minutave kanë kontaktuar këtë person për t’i komunikuar se kishte probleme me “whatsappin”, dhe i ka dërguar me

Screenshot mesazhin e Whatsapp, me qëllim që ta vërtetojë se nuk ishte ajo që e kishte bezdisur. Këtë numër e ka regjistruar me emrin “what up”, për efekt se i duhet të dërgonte këtë “screenshot”.

Këtu kanë nisur dyshimet dhe menjëherë ka kontaktuar shoqen e saj, shtetasen K.S., duke i treguar gjithçka kishte ndodhur, por ‘surpriza’ të tjera vijnë. Shoqja e saj i thotë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me të dy ditë më parë dhe se e kishte kallëzuar këtë rast në polici.

Aty ka kuptuar se nga ‘whatsapp’ shkruante dikush tjetër dhe jo ajo.

Më pas e ka telefonuar një numër i panjohur duke i thënë “përse më shqetëson duke më akuzuar se gjoja e provokoj për ti vjedhur whatsapp”.

Shtetasja ka fikur telefonin dhe pasi e ka hapur i kanë ardhur sms dhe thirrje të humbura nga numra të panjohur.  E ndodhur para këtij rasti ajo është paraqitur para në polici për të kryer denoncim, jo vetëm për faktin që “whatsapp” nuk zotërohet më nga kallëzuesja por edhe për faktin se me numrin e saj po kryhen tentativa të ndryshme ndaj personave të tjerë, duke i dërguar mesazhe apo thirrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu