U zhvillua sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Elbasan, mbledhja e komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku mbi masat organizative të marra nga njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e varësisë për përballimin e fenomenit të rënies së zjarrit gjatë sezonit veror 2023.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të bashkive të qarkut, të institucioneve të varësisë, të sektorëve të MZSH etj.
U analizua situata e zjarreve gjatë vitit 2022, rastet problematike, mangësitë e vërejtura si edhe u evidentuan disa raste pozitive për të cilat u sugjerua të merren si modele pune gjatë këtij viti.
Në fjalën e saj Prefektja e Qarkut Znj. Majlinda Perriu kërkoi nga pjesëmarrësit:
•Komunikim të vazhdueshëm sipas skemës së lajmërimit midis strukturave si MZSH, Policia e Shtetit, Shërbimi Pyjor, Prefektit, vullnetarëve etj.
•Bashkëpunimi midis strukturave për efikasitet në normalizimin e situatës.
•Ndërhyrja në kohë dhe me mjete e forca të mjaftueshme për eleminimin e vatrave të zjarrit. Sidomos aty ku paraqesin rrezik dhe mund të rrezikojnë jetën dhe pasurinë e shtetasve.
•Angazhim të vullnetarëve në shuarjen e zjarreve të cilët janë dhe personat që mund të veprojnë në kohë deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse.
•Angazhim të vazhdueshëm për sensibilizimin e opinionit publik si dhe vendosja e tabelave të ndryshme që i shërbejnë ndërgjegjësimit sidomos në zonat turistike ku mundësia e rënies së zjarreve është e lartë.
•Evidentimi i blegtorëve, bletarëve, fermerëve dhe zonave të cilat ato i përdorin për aktivitetin e tyre.
•Krijimi i një database me personat që kanë rezultuar si shkaktarë të vatrave të zjarrit ndër vite.
Gjithashtu Komisioni inkurajoi forcat e policisë për vazhdimin e punës së tyre në drejtim të identifikimit e zbulimit të autorëve të zjarreve dhe vënia e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Infoweb Media