Tronditëse në Itali/ I pastrehi rrëmben dhe përdhunon 16-vjeçaren në një zonë të braktisur

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 16-vjeçare u rrëmbye dhe u përdhunua nga një burrë endacak. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Latina Scalo, ku vjaza u rrëmbye dhe u përdhunua nga një i pastrehë.

E mitura ishte me të dashurin e saj në një zonë industriale në Latina. Në një moment i panjohuri afrohet për t’i ndjekur. E mitura dhe i dashuri të frikësuar përpiqen të vrapojnë drejt makinës së tyre, por i pastrehi arrin t’i ndalojë. Dhunon të dashurin e 16-vjeçares dhe më pas këtë të fundit e rrëmben, e fut brenda makinës dhe e përdhunon.

Sipas deklaratës së saj që mësohet, burri i pastrehë do të identifikohej pasi ishte njohur me një goditje të vogël nga vajza dhe shoqja e saj që ndodhej me të. Endacaku është shpallur në kërkim njihet nga policia dhe është me precedentë penalë.

Të nesërmen, djali zgjodhet dhe shikon që as makina as 16-vjeçarja nuk ndodhen aty. Ajo po endej në një rrugë fshati të pisët dhe me baltë, pasi u dërgua nga i huaji në një strehë të improvizuar, ku u përdhunua. 16 vjeçarja u transportua në spitalin Santa Maria Goretti, ndërsa policia është në kërkim të personit përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin duke krehur vendet që frekuentojnë zakonisht të pastrehët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu