Tronditet Juventusi! Ylli i skuadrës mbyll sezonin, duhet të operohet

0

Sezoni te Juventusi dhe kombëtarja italiane ka përfunduar për Federico Chiesa, i cili ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë dhe do të duhet të operohet në ditët në vijim.

Kjo është deklarata e klubit bardhezi:

“Gjatë ndeshjes së djeshme, Federico Chiesa raportoi një traumë kontuzive, që i kishte shtrembëruar gjurin e majtë. Analizat diagnostike të kryera mëngjesin e sotëm në ‘J Medical’ treguan dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar anterior. Operacioni do të jetë i nevojshëm në ditët në vijim”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu