Tronditet Korfuzi nga të shtënat, bëhet ‘masakër’ për motive pronësie

0

Një krim i trefishtë ndodhi në Korfuz paraditen e sotme pak para orës 11:30 në zonën e Dassia-s. Sipas informacioneve paraprake autori i ngjarjes së rëndë, ka ekzekutuar fillimisht me pushkë pronaren e shtëpisë ku jetonte dhe një shtetas grek me banim në Francë.

Pronaria dëboi autorin e krimit nga banesa, duke sjellë reagimin e ashpër të këtij të fundit, i cili e ekzekutoi me armë zjarri pas sherrit që patën në oborr. Ende nuk është sqaruar se si përfshihet greku që jetonte në Francë në ngjarjen e rëndë.

Pas vrasjes, autori shkoi në shtëpinë e tij, ku kyçi derën dhe më pas i dha fund jetës.

Forca të forta policie janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi të trefishtë.

Sipas ERT, autori i vrasjes së dyfishtë shënjestroi të dy me të cilët kishte mosmarrëveshje pronësore, por rrethanat janë ende të paqarta plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu