Tronditet Vjena, 22-vjeçari kosovar sulmon nënën dhe kërcënon të vëllanë me thikë

0

Një 22-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me fshesë nënën e tij, ndërsa nuk ka kursyer as kërcënimet me thikë ndaj të vëllait.
Ngjara e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ku sipas mediave vendase i riu është arrestuar nga policia, ndërsa e ëma dhe i vëllai fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime si pasojë e sulmit nga 22-vjeçari.

Pas ndalimit, të riut kosovar i është ndaluar kthimi në banesë deri në një urdhër të dytë, edhe në rast se del nga qelia, si dhe takimet me familjarët. I riu prej kohësh kishte qenë i dhunshëm me ta duke shfaqur shenja agresiviteti.

Marrë nga heute.at

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu