Çfarë po bën Mike Maignan aty? Pozicioni i portierit të Milanit zgjoi kureshtjen në një ndeshje delikate ndaj Empolit, me kuqezinjtë që e zgjidhën me vështirësi atë takim. Në minutën e 19′ në një goditje dënimi, edhe nëse nuk ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e aksionit, ka edhe pjesëmarrjen e portierit francez në atë episod nga ku buron avantazhi i firmosur nga Kalulu.
Portieri la zonën dhe shkoi në gjysmën e mesit të fushës. Portieri bën gjeste, bërtet, tërheq vëmendjen e shokëve të skuadrës dhe u jep udhëzime. Por në lidhe me çfarë? Për të pasur një ide të qartë të skemës që kuqezinjtë po përgatiten të ekzekutojnë.
Goditja e Giroud përfundoi në barrierën e Empolit dhe ishte Kalulu që ia doli të shënojë.Pas ndeshjes Stefano Pioli do të fliste edhe për episodin në të cilin portieri ishte protagonist. “Pozicionimi i tij? Kjo është ajo që bëjnë skuadrat që duan të fitojnë ndeshjet, komunikimi është shumë i rëndësishëm, madje edhe për të rregulluar pozicionet e shokëve tanë- pohoi trajneri -. Majk gjithmonë përpiqet të kuptojë se si lëvizim ose si mbrohemi, ai është brenda lojës.”