Trupi i pajetë i të riut në Maliq, policia e konfirmon: I përket 26 vjeçarit të zhdukur disa ditë më parë

0

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me trupin e pajetë të gjetur në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Sipas të dhënave zyrtare, është konfirmuar se bëhet fjalë për 26 vjeçarin Marin Meço i cili ditë më parë ishte larguar nga banesa.

Ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me ngjarjen nëse ka qenë një vetëvrasje apo një krim i kryer.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë mjekoligjore.

Njoftimi i Plotë:

Maliq

Në vijim të informacionit të sotëm, i cili bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ju informojmë se ky shtetas u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec.

Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu