Turma njerëzish janë mbledhur jashtë Kështjellës Windsor, vendosin lule dhe letra në mbështetje të Kate

0

BRITANI E MADHE- Princi William dhe Kate janë parë për herë të parë që nga njoftimi i prekshëm i Princeshës për kancerin. Çifti hipën në helikopter pranë shtëpisë së tyre në Adelaide Cottage këtë mëngjes, vetëm disa orë pasi Kate i tha botës se ishte diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese.

Besohet se ata po shkojnë në rezidencën e tyre Anmer Hall në Norfolk, ku pritet të kalojnë pushimet e Pashkëve me tre fëmijët e tyre. Fansat mbretërorë janë dyndur sot në Windsor për të treguar mbështetjen dhe dashurinë e tyre për Kate, duke lënë buqeta me lule dhe letra të shkruara me dorë.

Në një letër nga publiku thuhet: Lartësia juaj mbretërore, ju uroj nga thellësia e zemrës një shërim të sigurt dhe të qëndrueshëm nga ky trajtim dhe mendimet e mia janë me ju në çdo moment.

Në rrjetet sociale ka me mijëra postime për Kate, ndërkohë që gazetarët jashtë rezidencës së saj mbretërore po transmetojnë vazhdimisht zhvillimet e fundit. Përshtypje la fakti se edhe dyqanet përreth donin të shprehnin mbështetjen e tyre dhe varën në rrugë flamurin britanik.

Në një deklaratë televizive emocionuese dhe të përzemërt të publikuar mbrëmë, duke konfirmuar diagnozën e saj, Kate foli për dy muajt tepër të vështirë për të gjithë familjen mbretërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu