Turqia rekruton sirianë për t’i vendosur në kufi me Greqinë/ Shokon gazetari armen

0

Abraham Kasparian, një gazetar armen, ka shprehur për televizionin “ARM nwes” se presidenti i Turqisë, Erdogan, po rekruton mercenarë sirianë xhihadistë për t’i drguar më vonë në kufirin turko-grek. Ky raport është publikuar edhe në portalin grek “City Times”.

“Abraham Kasparian, një gazetar armen i lindur në Siri, zbuloi përmes një bisede të zbuluar midis terroristëve me bazë në Idlib se Turqia tani po rekruton mercenarë sirianë për t’u dërguar në kufirin grek.
Gazetari i ArmNews në buletinin e tij të përditshëm të mërkurën tha se po përhapet midis militantëve sirianë në Idlib se një luftë midis Greqisë dhe Turqisë është “shumë e mundshme” dhe se ka mijëra mercenarë sirianë të gatshëm të vendosen në kufirin tokësor me Greqinë”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu