Twitter tashmë ju lejon të editoni tekstin tuaj deri në pesë herë por me një kusht!

0

Të gjitha rrjetet sociale së fundmi kanë vendosur që të sjellin sa më shumë risi dhe update të reja për përdoruesit e tyre. Twitter tani ofron mundësinë e editimit të tekstit pesë herë brenda 30 minutave. Funksioni fillimisht do të jetë i disponueshëm për abonentët e Twitter Blue në Zelandën e Re. Twitter njoftoi javën e kaluar se më në fund do të prezantojë një buton për të redaktuar tweet-et, të cilin përdoruesit e kanë kërkuar që nga publikimi i aplikacionit.

Edhe pse e dinim që shërbimi do të lejonte redaktimin e tweet-eve deri në 30 minuta pas publikimit, tani mësojmë se përdoruesit do të jenë në gjendje të bëjnë deri në pesë modifikime. Një shqetësim legjitim për redaktimin e tweet-eve është se përdoruesit mund të ndryshojnë përmbajtjen e një tweet-i pasi ai të qarkullojë gjerësisht, duke ndryshuar ndjeshëm kuptimin e tij. Më pas mund të keqpërdoret për të përhapur dezinformata, mashtrime dhe më shumë, theksojnë ekspertët.

Kufiri i pesë modifikimeve në një tweet mund të jetë një mënyrë për të parandaluar një abuzim të tillë, megjithëse Twitter vuri në dukje se numri i modifikimeve mund të ndryshojë, bazuar në të dhënat e përdoruesve që kompania mbledh aktualisht. Tani është konfirmuar se do të nisë në Zelandën e Re në fund të këtij muaji, dhe sapo kompania të mësojë më shumë se si po përdoret, Twitter Blue do të shpërndahet edhe për përdoruesit në Australi, Kanada dhe SHBA. Deri më tani, shërbimi i abonimit është i disponueshëm vetëm në këto katër vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu