“Tym i bardhë” para mesnatës, shpëton Salernitana, Iervolino pronari i ri i klubit

0

Salernitana është e sigurt. Të besuarit, për transferimin e aksioneve të klubit të Salernitanës, pranuan ofertën e Danilo Iervolino, sipërmarrësit napolitan dhe themeluesit të Universitetit Telematik Unipegaso.

Kështu është shmangur makthi i përjashtimit nga Seria A, që do të kishte ndodhur, nëse deri më 31 dhjetor nuk do të merreshin oferta për blerjen e klubit. Të hënën, do të nisim procedurat burokratike dhe ato bankare.

Emri i Iervolinos kishte dalë në 48 orët e fundit: gjatë ditës, biznesmeni nga Campania paraqiti një ofertë me një depozitë prej 5%. Propozimi, u konsiderua si më i favorshmi nga të besuarit Paolo Bertoli dhe Susanna Isgrò, të cilët tani do të mund të përfitojnë një zgjatje prej 45 ditësh, për të përcaktuar procesin burokratik dhe për të përfunduar dorëzimin.

Përveç ofertës për të marrë aksionet, Iervolino ka garantuar edhe burime të rëndësishme për të forcuar ekipin. Nuk është ende e qartë se sa oferta janë marrë nga administratorët në ditën e fundit. Përveç noterit nga Salerno, Roberto Orlando, në garë do të ishte edhe një fond amerikan. Por, në fund, fitoi oferta e Iervolinos.

Tymi i bardhë mbërriti pak minuta para mesnate: të besuarit, në fakt, shmangën përjashtimin e Salernitanës, makth që do të kishte ndodhur, nëse deri më 31 dhjetor nuk do të kishte mbërritur asnjë ofertë për blerjen e klubit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu