U akuzua për plagjaturë/ Evis Kushi: “Nuk ka mbetur politikan i nivelit të lartë pa u akuzuar për plagjaturë.”

0

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi në një takim që kishte sot në Akademinë e Shkencave me kreun e instuticionit Skënder Gjinushi u pyet nga gazetarët për akuzën që i është bërë për një punim plagjature që është gjetur në punën studimore të ministres.
“Nuk ka mbetur politikan i nivelit të lartë pa u akuzuar për plagjaturë. Këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Akuza ndaj meje, është bërë për një nga artikujt, punime shkencore që më duhet të them se kur e kam dërguar për botim, ka kaluar në të gjitha bordet e revistës dhe është shqyrtuar prej tyre, e më pas është botuar. Kjo është ajo që mund të them për këtë ccështje” tha zonja Kushi.
Në muajin shtator, kohë në të cilën Evis Kushi u propozua për të qenë ministre arsimi, u akuzua nga studiuesi Vladimir Kola se ka publikuar një artikull shkencor që në 70 % të punimit është plagjaturë.
Artikulli shkencor me titull:” Political Transition, Corruption and income inequality in new demokracies, special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political transition, corruption and income inequality in third wave democracies” në vitin 2007 me autor Eric Chang dhe është prezantuar në fakultetin e Ekonomisë në Podgoricë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu