“U bë i gjallë për të na kritikuar por jo për ta mbështetur qeverinë”/ Rama: Po e shaj Di Caprion se ndoshta i shkon në vesh…

0

Rama: Ne besojmë që duke shpallur Vjosën park kombëtar do të kemi një impakt shumë më të lart ekonomik se ai i bazuar tek zhvillimet në dëm të lumit. Mjafton te llogarisim me një projeksion modest numrin e turistëve, apo aktivitetet e natyrës jo evasive që do ndihmojnë banorët në ekonominë e tyre.

Vjosa ka mbi 1100 specia, 13 specie kafshësh të kërcënuara për zhdukjen globalisht, 24 bimë janë në listën e kuqe.është ekosistem me një vlerë të jashtzakonshme, e kam shënuar diccka këtu për Leonardo Di Caprion por nuk po e them sepse u bë i gjallë për të kritikuar qeverinë por jo për ta mbështetur qeverinë.

Mbase këto do ti shkojnë në vesh se ta lavdëroja një orë nuk do dëgjonte, po ta shaj pak ndoshta i shkon në vesh.
Nuk dua të zgjatem më tutje por ftoj ministren e turizmit dhe mikun tonë me provë se në fillim ishte si këta UFO-t në mbrojtje të lumit të egër, që të firmosim memorandumin për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu