U dënua për ndërtim pa leje, flet Mimoza Ahmeti: E mora lejen nga Veliaj me mesazh në WhatsApp

0

TIRANË- Kohët e fundit emri i artistes Mimoza Ahmeti është lakuar në media për shkak të një dënimi për ndërtim pa leje me kryerjen e 40 orëve punë për interes publk. E ftuar në emisionin Artkand në Top Channel, Ahmeti tha se pas dënimit do të japë leksione publike. Gjatë fjalës së saj, poetja u shpreh se ndërtimi ndodhi me mirëbesim, pasi e kishte marrë lejen nga vet kryebashkiaku Erion Veliaj me mesazh në WhatsApp.

“Bota bëhet shumë e bukur kur gjerat merren thjesht. Unë nuk i kam ndjekur këto portalet por dikush më tha se ishte bërë e madhe. Gjithçka ndodhi me mirëbesim, sepse unë kisha folur me erionin dhe ai ma kishte dhënë lejen me një shkrim në ëhatsApp. Po mund të bësh sepse ma kishte shembur tërmeti dhe isha në pronë time. Gjithmonë doja që të ikja nga qyteti, të ndërtojë një atelje timen në Petrelë. Mirëpo mbase dhe ju shpreha dikujt që e njoh edhe ka ngjallur pas zili. Kjo nuk është hera e parë, unë për poezitë janë atakuar edhe në vitet ’90. Arti ka diçka që të jep një ekskluzivitet, kur mundohem ta shuaj ndonjëherë, dal pa krehur pa lyer dhe kur shihem në pasqyrë ndjej gravidancën e madhe të dashurisë dhe të besimit që kam marrë nga njerëzit. Shqiptarët kanë një fjalë të ‘Jeta është provë’,” tha Ahmeti.

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu