U ekzekutua kur po kthehej për në shtëpi, zbardhen dëshmitë e vëllait të Çalit dhe dy armiqve të tij, cili ishte motivi i vrasjes

0

Iljaz Çali po lëvizte me makinën luksoze të marrë me qira, nga Rinasi në drejtim të Tiranës, mbrëmjen e 3 prillit 2022.

Pa e ditur se kjo do të ishte xhiroja e tij e fundit dhe nuk do të mund të kthehej më i gjallë në shtëpi.

Një jetë e shkurtër e një personazhi që kish mundur shpejt të vinte pasuri, madje të fitonte licenca të rëndësishme në botën minerare.

Ai u gjet i vrarë me një plumb të vetëm, pak minuta para se akrepat të shënonin mesin e natës.

Ndërsa makina me të cilën udhëtonte u gjet vetëm disa metra larg trupit të tij e anuar në një kënd të rrugës.

Në atë që fillimisht për policinë u duk si një aksident rrugor, por që me kalimin e minutave u kuptua se ishin përballë skenës së një krimi.

Por kush ishte 37-vjeçari Iljaz Çali, që u raportua i vdekur në vendngjarje?

Pse pavarësisht moshës së re ai ishte i rëndësishëm në biznesin fitimprurës të kromit? Dhe a u kthye borxhi që ish-ortakët e tij i kishin, në shkakun e eliminimit të tij?

Cila ishte nata e tij e fundit përpara se të binte pre e plumbave.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga emisioni “Në shënjestër” mbrëmjen e tij të fundit në jetë, Iljaz Çali me banim në fshatin ‘Rinas i Ri’, ndodhej në Tiranë, ku thuhet, se fillimisht ai konsumoi një kafe me vëllain e tij.

Menjëherë pas këtij momenti, ai është ngjitur në makinën e tij, ku është drejtuar drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, aty ku mësohet se ka ndaluar dhe ka bërë pazare për shtëpinë e tij në një nga marketet e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu