U filmua duke shpërndarë para në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Etjon Jokën

0

U filmua duke shpërndarë para në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Etjon Jokën
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin për deputetin e LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para në këmbim të shitblerjes së votave.

Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë parat nga Joka.

Nderkohë vetë ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politik si Alqi Bllako, i arrestuar për Inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte në lidhje me videon, telefonin që është bërë filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundërshtaret e Jokës në zgjedhje.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu