U fol se Bashkia Elbasan ka rritur taksat, Bashkia Elbasan: Lajm i pavërtet, kemi taksat më të ulëta në vend

0

Bashkia e Elbasanit, bën me dije se aktualisht është ndër bashkite e para ne Shqiperi që ka tarifat me te ulta te pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit te qytetit.

Referuar ne nje shkrim në portale që pohon të kundërten bashkia elbasan nëpërmjet një deklarate për median bën me dije se që në muajin shtator të vitit që lamë pas, 2021, kur edhe është diskutuar paketa fiskale, si edhe buxheti bashke me prioritete, në prani edhe të grupeve të interesit, u vendos që te treja tarifat se bashkua të ngrihet 100 lekë në muaj për qytetarët, ose 33 leke per tarife.

Ky takim është bërë transparent në media, ku qytetarët janë të mirëinformuar. Edhe pse është realizuar një rritje e tillë, Bashkia e Elbasanit vijon të ketë tarifa të ulta krahasuar me Bashkitë e tjera në vend.

Ju bëjmë me dije se Bashkia e Elbasanit do të vijojë të jetë transparente me qytetarët e saj, për çdo vendim që merr në të mirë të qytetit, përfundon deklarata e bashkisë Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu