U fut me makinë në sens të kundër/ Arrestohet shoferja 60-vjeçare, shoqja e saj vdiq në vend

0

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen, me inicialet M.K, pasi ishte në drejtimin e mjetit ku humbi jetën bashkëmoshatarja e saj.

Policia thotë se shoferja ishte duke ecur në sens të kundërt të lëvizjes së mjeteve në momentin kur është përplasur me një kamion, dhe për pasojë ndërroi jetë 60-vjeçarja me inicialet SH.Ç.

“M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu