U fut në det me pasha të mëdha që të zhytej sa më shumë/ Asnjë gjurmë jete nga 32-vjeçari

0

Prej 48 orësh nga zhytja në det e Silvi Priftit ende nuk janë gjendur gjumë të tij.
Familjarët e tij vijojnë të ankohen për punën e polumbarëve, dhe për faktin se vijojnë që të mos ketë asnjëlloj informacioni rreth fatit të tij. Deti ka qenë i trazuar këto ditë, dhe dyshohet që trupi i Silvi Priftit të jetë zhvendosur nga vendi i zhytjes.
Nga ana tjetër dyshohet se duke qenë se 32-vjeçari kishte hyrë me kundrapeshë në det që të zhytej sa më thellë nëpër zgavra për të gjuajtur oktapodë, ai mund të mos ketë dalë fare në sipërfaqe.

Tashmë shpresohet se trupin e tij të pajetë mund ta nxjerrë deti në breg, kryesisht në zonën e Kallmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu