U gjet e vdekur në shkëmbinjtë pranë Petroliferës në Vlorë, zbulohet emri i gruas së pajetë

0

Është identifikuar viktima që u gjet në orët e mëngjesit të sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se gruaja që u gjet e pajetë është identifikuar si Nadire Nelaj, 72-vjeç, e cila ishte larguar rreth 5 ditë më parë nga banesa e saj.

Nelaj, kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi. Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu