U godit nga rrufeja teksa po peshkonte/ Shpëton mrekullisht 55-vjeçari në Gramsh

0

ELBASAN- Një peshkatar në Gramsh ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja. Sipas informacioneve bëhet fjalë për 55-vjeçarin Dule Dollenga i cili, ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu