U hodh nga makina për ti shpëtuar përplasjes me pemën, vdes në vend shqiptari në Itali

0

Njarja ka ndodhur pak pas orës 8 të mbrëmjes ku shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra duke përfunduar në dalje të rrugës dhe është përplasur fortë me një pemë. 37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për ti shpëtuar përplasjese fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.
Një aksident i rëndë i ka marreë jetën një shtetasi 37-vjeçar shqiptar në Itali, banues në Casatisma prej vitesh, pasi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një pemë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur pak pas orës 8 të mbrëmjes ku shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra duke përfunduar në dalje të rrugës dhe është përplasur fortë me një pemë. 37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për ti shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambluanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij. Bashkëshortja e tij, së bashku me disa të afërm kanë nxituar të shkojnë menjëherë në vendngjarje, ku pas tronditjes së pësuar ajo u ndje keq dhe u dërgua në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu