U hoqën telefonat/ Basha 3 orë i ngujuar më Kryesinë brenda PD-së, priten vendime të forta…

0

Prej orës 19:00 kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon mbledhjen me Kryesinë. Kur ora shënon 21:30 mbledhja akoma nuk ka mbaruar. Diskutimet janë të gjatë.

Nuk përjashtohet një vendimmarrje e fortë e Kryesisë për deputetët që morën pjesë në protestën e 8 Janarit në krah të Sali Berishës.

Burimet bejne me dije se në fillim të mbledhjes kryedemokrati u ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë së PD-së që asgjë nga diskutimet të mos dalë në media.

Nëse Kryesia do të marrë vendime për deputetët e grupit, atëherë pritet që shumë shpejt në ditët në vijim të mblidhet Këshilli Kombëtar për të vulosur vendimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu