U kap me 113 mijë euro, del para gjykatës efektivi i RENEA-s

0

TIRANË- Shefi i stërvitjes në repartin RENEA Altin Morina ka dalë para gjykatë së Tiranës ditën e sotme për masën e sigurisë. Morina u kap disa ditë më parë më 113 mijë euro në një Audi SQ8. Ndaj tij prokuroria ka ngritur 3 akuza, të cilat janë për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

Por kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHçBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drjetoi komisariatin e Policisë në Ballsh. nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit.

Ai sot akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete. Ka dyshime se përvecc lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde. Arrestimi i tij është një tjetër alarm për përbërjen e trupës policore, ku Morina është i disati efektiv i RENEA-s që kapet në shkelje të ligjit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu