U kap me 3 mijë doza kanabis në shtëpi, gjykata fal reperin e njohur (EMRI)

0

 

Iu gjetën në shtëpi 2600 doza kanabisi, por reperi Sofian Naich, i njohur si Kaprio, ia hodhi paq.

Shpëtimi në procesin gjyqësor i erdhi pikërisht nga gjykatësi i çështjes, i cili vendosi të mos e dënojë këngëtarin. Arsyeja? “Sepse dozat në fjalë i nevojiten për të favorizuar krijimtarinë”, siç tha gjykatësi.

Muzikanti ishte përfshirë në në një hetim për grabitjet që ndodhën në rrugën Roma, në dyqanin e Gucci në fund të tetorit 2020 në Torino, dhe sasia e madhe e drogës ishte zbuluar gjatë kontrolleve të policisë.

Në vendim thuhet se: Naich krijon muzikë rep dhe dihet që në kontekste dhe mjedise të caktuara artistike ka një përdorim mjaft të rastësishëm të lëndëve narkotike, veçanërisht ato që konsiderohen të lehta dhe të përshtatshme për nxitjen e krijimtarisë artistike.

Prandaj duhet të konsiderohet e besueshme që i riu e mbante drogën për përdorim personal e ndoshta për transferime që synonin konsumimin në grup . Ai vetë tha se nuk ka shitur kurrë drogë. “Dozat ia ofroja vetëm miqve që më vizitonin”, tha reperi, dhe fakti që në apartament nuk iu gjetën para, favorizoi faljen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu