U kap me drogë, arrestohet 47-vjeçari në Tepelenë

0

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga sot 47-vjeçarin me iniciale G. H banues në Tepelenë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë iu sekuestrua lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Njoftimi i Polisisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 47 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu