U kapën në flagrancë me 1 kg kokainë, prokuroria merr vendimin për Xhuljo Liçin dhe dy personat e tjerë

0

“Arrest me burg” do kërkoi prokuroria e Tiranës, për efektivin e forcave RENEA Xhulio Liçin si dhe dy bashkëpunëtorët e tij Dedë Nimani, të cilët mesditën e së premtes u kapën duke transportuar 1 kg e 88 gram kokainë. Ndaj tyre është ngritur akuza “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Efektivi i RENEA-s, Nimani dhe Gaçi, u kapën duke transportuar drogë e llojit kokainë në rrugën e Ndroqit.

Referuar kërkesës për caktimin e masës së sigurisë agjentët e antidrogës mëngjesin e 14 majit, kanë marrë informacion në rrugë operative për transportin e kësaj lënde nga dy personat Nimani e Gaçi. Në ndjekje të këtyre personave janë vënë efektivë policie që i kanë vëzhguar. Këta persona kanë udhëtuar bashkë deri në një moment, kur më pas janë ndarë, duke u ritakuar sërish pas më shumë se 1 ore në Ndroq, aty ku hynë në lojë edhe polici.

Referuar materialit të policisë, Dedë Limani ka shkuar për në Kavajë, duke u ndarë nga Liman Gaçi, dhe efektivët kanë vazhduar të mbajnë nën vëzhgim këtë të fundit. Arrestimet thuhet në procesverbalët e vëzhgimit janë bërë kur të tri personat kanë qenë jashte makinave dhe me kokainën në duar. Nga ana tjetër, dëshmitë e dhëna para hetuesve nga efektivi forcave speciale, por edhe shtetasi tjetër Luan Gaçi japin një tjetër panoramë. Ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni për drogën. Liçi ka pretenduar se e ka marrë në makinë si pasagjerë Dedë Nimanin pasi ishte duke ardhur nga Fieri në Tiranë. Efektivi RENEA-s pretendon se e ka marrë te stacioni i plepave në Durrës, duke shtuar se një gjë të tillë e bën shpesh.

Sipas policit 63-vjeçari kishte vendosur dicka në bagazh, por që se dinte cfarë. Ndërkohë edhe Luan Gaçi pretendon se ska dijeni për drogën dhe ishte në Ndroq si taksist për Dedë Nimanin. Ky i fundit ka zgjedhur të hesht para hetuesve, ndërkohë që konsiderohet nga hetuesit si njeriu kyç në këtë transport të kokainës qe do shpërndahej në doza të vogla në Tiranë e Durrës. Tre të arrestuarit tani pritet që të dalin përpara gjykatës dhe të njihen me akuzat e ngritura ndaj tyre dhe masën që togat e zeza të kryeqyteit do caktojnë ndaj tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu