U konsiderua “vajza më e bukur në botë” kur ishte vetëm 6-vjeçe, tani modelja franceze “çmend” fansat me pozat s*ksi

0

Vajza e një ish-ylli të Premier League, e cila është cilësuar si “vajza më e bukur në botë”, tani është kthyer në kryefjalën e mediave rozë.

Është fjala për modelen franceze, Thylane Blondeau, e cila shpërtheu në skenën e modelingut kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe. Më pas ajo u shfaq në “French Vogue” dhe kur ishte adoleshente u pa në një shfaqje të Jean Paul Gaultier.

Tani 21-vjeçarja numëron mbi 5 milionë ndjekës në profilin e “Instagram”-it dhe duket se do ua kalojë prindërve të saj për famën. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat poza mjaft seksi.

Bukuroshja është fëmijë e ish-mbrojtësit të Sheffield Wednesday dhe Watford, Patric Blondeau.

Por babë e bijë nuk janë të vetmet fytyra të famshme në familje pasi edhe ish-gruaja e 54-vjeçarit dhe mamaja e modeles, është e njohur. Ajo është aktorja dhe prezantuesja televizive, Veronika Loubry.

Ndërkohë kujtojmë se e reja mori shumë vëmendjen e mediave në moshën 6-vjeçare, kur sytë e saj të mëdhenj blu dhe flokët i dhanë titullin “vajza më e bukur në botë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu