U largua nga shtëpia para një muaji. Detaje të reja për 28-vjeçarin nga Elbasani që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin

0

 

Një ngjarje e rëndë u zbulua pasditen e djeshme pranë fshatit Jagodinë, ku një i ri u gjet i mbytur në lumin Shkumbin nga banorët e zonës.

Fillimisht ishte i vështirë identifikimi i kufomës për shkak se trupi ishte dekompozuar, por më pas u mësua se bëhet fjalë për shtetasin Eridjon Topi, 28-vjeç. Eridjon Topi, 28 vjeç, banues në Elbasan, sipas deklarimeve te familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë por paraprakisht dyshohet se ai mund të kishte dy ditë që ishte mbytur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu