U larguan me varkë nga frika e sulmeve ruse, vogëlushi 4-vjeçar i zhdukur prej ditësh

0

Një djalë i vogël është zhdukur në një zonë lufte në Ukrainë pasi gjyshja e tij vdiq ndërsa dyshja u përpoqën t’i shpëtonin trupave ruse që përparonin.

Katër vjeçari, Sasha Zdanovych u zhduk gjashtë ditë më parë i veshur me një xhaketë shpëtimi pasi një varkë në të cilën ndodhej ai dhe familja e tij u përmbys. Nëna e tij e shqetësuar Anna Yakhno, 25 vjeç, shpreson se ai ka qëndruar me të tjerët në varkë dhe është fshehur në një fshat, që mendohet se është i ndarë nga pjesa tjetër e Ukrainë.

“Ne besojmë në një mrekulli dhe presim çdo informacion të dobishëm. Asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte lufta. Ishin trupat ruse që e shkaktuan atë”.-tha ajo.

Trupat e vjehrrës së saj dhe një gruaje tjetër u gjetën pasi grupi u përpoq të arratisej me dy varka përtej lumit Dnieper në rajonin e Kievit, nga frika se të gjitha daljet nëpër rrugë ishin të bllokuara.

Por deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë të Sasha-s së vogël dhe pesë të rriturve të tjerë që dihej se ishin në varkën e përmbysur.

“Ishin tetë persona në varkë. U gjet vjehrra ime, një grua tjetër që ishte me ta u zbulua të nesërmen. Ata të dyja kishin vdekur. Gjashtë persona, përfshirë Sasha, janë në kërkim.”-shtoi ajo.

Asaj iu tha se Sasha ishte gjetur mes të evakuuarve në Rumani, por kjo doli të ishte e rreme pasi ajo kontrolloi raportet. Sasha kishte qëndruar me gjyshen e tij nga babai kur rajoni u rrezikua akut nga avancimi i rusëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu