U nxor pa ndjenja në breg të detit, 12-vjeçari shqiptar përfundon në intubim

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 12-vjeçar shqiptar u nxor nga deti pa ndjenja. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Georgioupolis. Mediat greke raportojnë se shqiptari është shtruar në spitalin universitar të Heraklion.

Siç tha për ERT, komandanti i PAGNI-t, Giorgos Chalkiadakis, gjendja klinike e fëmijës është shumë e rëndë dhe nga analizat e kryera rezultoi se ai ka vdekur truri. Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së dielës në datë 9 korrik kur fëmija 12-vjeçar u tërhoq nga një roje plazhi pa ndjenja në plazhin e Georgioupoli. Djali u dërgua me ambulancë në spitalin e Rethymnon, ku mjekët e intubuan dhe vendosën që ai të transferohej urgjentisht në spitalin që trajtohet sot. Ende nuk ka një përgjigje nga spitali për 12-vjeçarin, ndërsa shprehen se gjendja e tij është shumë e rëndë, ndërsa është i intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu