U paraqit në spital për probleme me shëndetin, arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

0

Ka marrë fund arratia për ish kreun e bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun. Ai është arrestuar sot dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë e Policisë së Tiranës.

Kujtojmë se Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu. Ai u arrestua pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të Diabetit.

Kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se ai ndodhej aty, pasi ai ishte shpallur prej disa muajsh në kërkim.

Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, dhe kjo ndikoi në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut në nëntor të 2019-ës.

Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post (Picari u shkarkua më vonë).

Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu