U përgjua nga autoritetet franceze, kapet me 2.3 kg kokainë 42-vjeçari shqiptar

0

Një 42-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar pasi është përgjuar nga shërbimet doganore në zonën e Gerzat në Francë.

Nga mediat franceze bëhet me dije se në automjetin e tij u gjetën 2.3 kilogramë lëndë narkotike kokainë, ndërsa 42-vjeçari është arrestuar nga autoritetet përkatëse dhe po mbahet në paraburgim.

Sakaq, pritet që ai të njihet me dënimin e tij nga drejtësia franceze ditën e shtunë kur të dalë në gjykatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu