U përgjuan në aplikacionin SKY, shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, nëntë persona në pranga

0

Nëntë shqiptarë janë arrestuar pas një hetimi të madh për trafikun ndërkombëtar të drogës. Gjyqtari hetues i Bruges ka arrestuar shtetasit me origjinë shqiptare të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

“Përveç gati 100,000 eurosh në para kesh, u sekuestruan edhe një numër i madh telefonash inteligjentë, mallra luksi dhe dy armë zjarri”, raporton zyra e prokurorit publik të Flanders Perëndimore.

Bazuar në elemente nga dosja SKY ECC, FGP West Flanders hetoi bandën e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Me ndihmën e komunikimit të deshifruar, hetuesit kanë mundur të ekspozojnë mënyrën e tyre të punës.
“Hetimi i gjerë tregoi se aktivitetet vazhduan edhe pas rrëzimit të SKY ECC”, thotë zyra e prokurorit publik të Flanders Perëndimore.

Të martën, të urdhëruara nga një gjykatës hetues i Bruges, u kryen kontrolle në shtëpi në disa adresa në Flanders Perëndimore dhe Lindore dhe Antwerp. Më shumë se 70 hetues morën pjesë në operacion, me ndihmën e njësive speciale. Janë arrestuar dhe marrë në pyetje gjithsej 13 të dyshuar.

“Përveç kësaj, u sekuestruan pothuajse 100 mijë euro para Cash, një makinë numërimi parash, një numër i madh telefonash inteligjentë dhe mallra luksi si dhe dy armë zjarri të gatshme për përdorim”, deklaron zyra e prokurorit.

Pesë automjete u sekuestruan dhe në një adresë u zbuluan mbetjet e një plantacioni kanabisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu