U përplas me mjetin me motoçikletë, ndërron jetë në spital 62-vjeçari (Emri)

0

 

Ndërron jetë në spital personi që u aksidentua në Divjakë mesditën e stome.

Sipas burimeve pranë spitalit të Lushnjës bëjnë me dije se 62 vjeçari Lutfi Murrizi banues në Sulzotaj, Divjakë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur ditë e sotme.

Sipas njoftimit të policisë këtë të enjte një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Audi me një motoçikletë, drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i plagosur.

Drejtuesi i motoçikletës ishte 62 vjeçari Lutfi Murrizi, banues në Divjakë. Ndërsa, drejtuesi i Audit ishte 31-vjeçari Behar Leka.

Ky i fundit është është shoqëruar në komisariat, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu