U përplas me portierin Berisha, lojtari i rëndësishëm i kombëtares lë në mes ndeshjen

0

Mbrojtësi tepër i rëndësishëm i kombëtares, Berat Gjimshiti ka lënë fushën i dëmtuar në minutën e 30, në ndeshjen tepër të rëndësishme me Hungarinë që po luhet mbrëmjn e sotme në shtëpinë e kësaj të fundit.

Gjimshiti pati një përplasje me portierin Etrit Berisha dhe me mbrojtësin Ismajli gjatë një aksioni në portën kuq e zi.

Nuk dihet nëse dëmtimi ishte i rëndë dhe a do ndikojë për ndeshjen e të martës kundër Polonisë. Gjimshiti u zëvendësua nga Frederik Veseli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu