U plagos në shtyllën kurrizore me silenciator, Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët apel për dhurim gjaku

0

Burime bëjnë me dije se Pashko Ujka që ka rënë pre e atentatit me armë në afërsi të banesës së tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Familjarët e tij kanë përhapur lajmin se kanë nevojë për dhurim gjaku të grupit a negativ. Ish-zyrtari që merrej prej kohësh edhe me aktivitet privat në sektorin e ndërtimit, dyshohet se ka qenë në vëzhgim nga autori/ët ndërsa është qëlluar nga pas duke marrë plumb në shtyllën kurrizore.

Ka dyshime se ndaj tij është qëlluar me armë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. Ende nuk ka asnjë indicie në lidhje me autorët, për të cilët po merren në pyetje të afërmit e Ujkas për të mësuar nëse ka patur ndonjë konflikt kohët e fundit.

Burime bëjnë me dije se ish-kryekomunari dhe ish-deputeti në radhët e PDK-së, ka qenë i përfshirë më herët në konflikte dhe ndaj tij është bërë edhe herë të tjera pritë.

Zona ku ka ndodhur ngjarja ka pasur mungesë ndriçimi, ndërsa grupi i hetimit ka nisur punën për kotrollin e saj për të konstatuar kamerat e sigurisë në biznese e objekte private ç’ka do ta ndihmonin në identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu