Zvkryeministrja, Belinda Balluku gjatë konferencës për media teksa prezantonte arritjet dhe sfidat e sektorit që ajo drejton është pyetur lidhur me grabitjen e banesës së zyrtares Alda Klosit, nga autorët Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir.
Por Balluku ka zgjedhur t’i shmanget në një mënyrë apo tjetër pyetjes duke thënë se është shumë e zënë dhe ka pak kohë për fëmijët e saj, ku shtoi se nuk merret me këto lajme.
“Jam shumë e zënë dhe me del pak kohë të shikoj fëmijët e mi e jo më lajme e të di kush është ish-shefja, jo ish-paraardhësi im… Dua t’ju kujtoj një fakt që PS dhe Rama janë iniciatorë dhe udhëheqësit të reformës në drejtësi. I bëjmë thirrje drejtësisë të bëjë punën e vet pa dëgjuar askënd”, tha ajo.