U qëllua 3 herë nga RENEA, zbulohet dinamika e plagosjes së 52-vjeçarit

0

Tre plumba ka marrë 52-vjeçari që u plagos mëngjesin e sotëm në Shkodër. I plagosur ka mbetur 52-vjeçari, Ardjan Narkaj, i cili ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.

Mësohet se ai ishte në kërkim nga policia. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Narkaj ishte në kërkim nga policia për vrasje të dyfishtë dhe policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, teksa ka ndërmarrë një operacion për arrestimin, por me sa duket ka hasur në rezistencë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë.

Po kush është Ardian Narkaj?

52-vjeçari ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.

Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Një tjetër i kërkuar është Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu