U qëllua me dy plumba në kokë/ Shqiptari i ekzekutuar në Athnë, ku këndonin artistë të njohur (Foto, emri)

0

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u qëllua për vdekje nga një person i panjohur në një pritë të dielën në mbrëmje, në një kafene në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, që mori katër plumba në kokë dhe bark e nuk mundi të mbijetojë.

Sipas burimeve për SYRI TV, viktima quhet Keli dhe është nga Tepelena, person me precedent penalë. Ai menaxhonte lokalin Dejavu në Athinë ku ftonte shpeshherë këngëtarë shqiptarë për të interpretuar.

Disa orë para vrasjes, ai ishte duke drekuar me miqtë e tij në lokalin ku sapo kishte interpretuar këngëtari Renato Jaho.

Policia greke ka dyshime se vrasja e tij është një larje hesapesh midis bandash.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu