U rizgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, flet për herë të parë Paloka: Ja çfarë paralajmëron për nesër…

0

Edi Paloka është shpallur fitues duke i rizgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e 30 Prillit, ku pati ndryshime të rëndësishme në statutin e PD.

Pas fitores Edi Paloka fillimisht falënderoi demokratët që e kanë votuar dhe më pas paralajmëroi një zhvillim të bujshëm që pritet të ndodhë nesër. Paloka tha se në të gjithë komisariatet e Shqipërisë do të zhvillohen protesta të heshtura në kujtim të të riut që ndërroi jetë pak ditë më parë brenda ambienteve të policisë.

“I falënderoj për mbështetjen që më dhanë për tu zgjedhur si kryetar i këshillit kombëtar. Më e rëndësishme ishin vendimet që mori së fundmi këshilli kombëtar, u miratua rezoluta që përcakton qëndrimin e PD për zgjedhjen e presidentit të ri ku përcaktohet qartazi edhe qëndrimi që duhet të mbajë grupi parlamentar pasi Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që përcakton bindjet e PD. Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do të ketë protestë të heshtur nëpër gjithë komisariatet e Shqipërisë ku një i ri u gjend i vdekur brenda në komisariat dhe pavarësisht cila është e vërteta ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës këtë qeveri, policinë e shtetit pasi nuk është akt i vetëm që ndodh. Nesër në orën 8 të mëngjesit do të jemi para komisariateve dhe do të bëjmë protestë të heshtur”, tha Paloka.

Pyetje: 36 deputetë bojkotuan mbledhjen e sotme, keni një koment?
“ Ju e quani bojkotim ndërsa unë pashë se sot ishin të pranishëm në mos gaboj mbi 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar”, përfundoi Paloka.

Paloka ka arritur të sigurojë 132 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Eleina Qirici ka arritur të sigurojë vetëm 79 vota në total. Ndërkohë kanë marrë pjesë në votime 211 persona. Në mbledhjen që filloi në orën 18:00, u miratua rezoluta për zgjedhjen e presidentit të republikës dhe tashmë u konfirmua edhe kryetari i ri i organit të dytë më të rëndësishëm brenda partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu