U rrëzua në çerdhe, 4-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital

0

KRUJË- Një 4-vjeçare e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhe dhe ka dëmtuar dorën, është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës.

Vajza e mitur ndodhet nën kujdesin e doktorëve dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë

Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu