U rrëzua teksa po ndiqte koncertin e Robbie Williams, vdes gruaja në Australi

0

Një grua rreth të 70-ave ka vdekur në spital pasi u rrëzua në një koncert të Robbie Williams në Sydney të enjten e kaluar.

Ajo u rrëzua në gjashtë rreshta sediljesh gjatë koncertit në Allianz Stadium dhe pësoi lëndime të rënda në kokë.

U dërgua me urgjencë në spital at pranë, ku u vendos në koma të induktuar.

Autoritetet mjekësore konfirmuan të martën se ajo kishte vdekur.

Këngëtari britanik nuk e ka komentuar incidentin, i cili ndodhi në natën e parë të turneut të tij australian XXV.

Të premten e kaluar, një fanse 23-vjeçare vdiq në një koncert të Taylor Swift në Rio de Zhaneiro pasi u ra përtokë nga vapa.

Familja e saj ka thënë se po kërkon përgjigje pas raportimeve se organizatorët e koncertit i kishin ndaluar klientët të merrnin ujë në shfaqje, pavarësisht nga kushtet e valës së të nxehtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu