U sekuestruan 800 rrënjë kanabis, 73 vite burg për 13 personat nga Kruja

0

Gjykata e Krujës, ka dënuar me 73 vite burgim 13 persona nga Kruja të cilët u gjetën fajtorë për veprën penale “Kultivim i lëndëve narkotike”.

Vendimi është dhënë ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore e Gjykatës së Krujës, e cila ka gjetur fajtore dhe ka dënuar me burg 13 personat.

Gjashtë nga personat e dënuar, janë anëtarë të familjes Basha në Krujë, të cilët kishin mbjellë hashash në zonat malore të kësaj krahine.

Vetëm në fshatin Shqezë të Krujës, policia ka asgjësuar mbi 800 rrënjë kanabis, e cila ishte kultivuar nga këta persona në disa parcela.

Lista e dënimeve

Agron Basha 6 vite burgim

Murat Basha 5 vite burgim

Vesel Basha 5 vite burgim

Ramazan Basha 5 vite burgim

Xhelal Basha 5 vite burgim

Afrim Basha 6 vite burgim

Shpetim Xeka 6 vite burgim

Lutfi Xeka 5 vite burgim

Ylli Kuqi 5 vite burgim

Fadil Karaj 8 vite burgim

Myslim Karaj, 6 vite burgim

Kujtim Kuqi 5 vite burgim

Blerim Imeri 6 vite burgim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu