U shfaq duke blerë vota, Gjykata Speciale jep “Arrest me burg” për Etion Jokën

0

Gjykata Speciale ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Etion Jokën, kandidatin për deputet të LSI në Tiranë, të cilit dy ditë para zgjedhjeve i dolën disa video ku shfaqej duke blerë vota, me nga 100 dollarë.

Menjëherë pas këtij vendimi të GJKKO, SPAK ka urdhëruar Policinë që të gjejë dhe të arrestojë Etion Jokën. Menjëherë pas videove, kandidati i LSI “u zhduk” kurse Policia arrestoi vetëm sekserin që u jepte para krysisht të moshuarve për të votuar Etion Jokën. Që nga ai moment ai është shpallur në kërkim.

Etion Joka akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe rrjete sociale, Etion Jopka dhe sekseri it ij Elis Babo, janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Vetë Etion Joka në reagimin e tij nga arratia, i ka quajtur videot ku shfaqet duke blerë vota si montazhe të mediave, por nuk ka dorëzuar ansjë provë për t’i kundërshtuar ato dhe i fshihet autoriteteve të drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu