U shkarkua për shkelje të rënda nga detyra që mbante/ Kush është gruaja që do të drejtojë spitalin Memorial të Fierit

0

 

Teksa puna në spitalin Memorial të Fierit pritet që të nisë ditën e enjte, janë publikuar disa prej emrave që do të jenë pjesë e stafit, qoftë në aspektin menaxherial, qoftë në atë të personelit mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar dhe emrin e drejtoreshës që është zgjedhur në krye të institucionit e cila në fakt nuk është një emër i panjohur.

Bëhet fjalë për Rudina Degjonin, e cila ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, deri në vitin 2020, dhe u shkarkua më pas nga ky post pasi KLSH i kishte zbuluar shkelje të rënda.

Ndërkohë që zëvendësi i saj në krye të institucionit do të jetë turk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu