U spiunua nga Ilir Meta? Personi i përmendur në dosje i drejtohet Autoritetit të Dosjeve: Më spiunoi kur po arratisesha

0

Nisur nga bërja mediatike e çështjes, ky person kërkon të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës duke i shkatërruar edhe planin për t’u arratisur.

Personi që pretendohet se është spiunuar nga lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit. Euronews Albania mësoi se është shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale, ku përmendet ish-presidenti Meta, edhe pse ky i fundit nuk e pranon një gjë të tillë.

Nisur nga bërja mediatike e çështjes, ky person kërkon të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës duke i shkatërruar edhe planin për t’u arratisur.

Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar, i cili pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve.

Çfarë ndodhi dje?

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm “patronazhistësh”. Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu