U sulmua për një shall në Belgjikë, tifozi i Man City në gjendje koma

0

Tifozi i Mançester Sitit i cili u sulmua teksa kthehej në shtëpi nga ndeshja e skuadrës në Ligën e Kampionëve kundër Club Bruges në Belgjikë është në gjendje “stabile” edhe pse mbetet në koma.

Kjo u raportua nga autoritetet që po hetojnë ngjarjen. Pesë persona u arrestuan pas incidentit që la tifozin 63-vjeçar të City, Guido De Pauw.

Në fakt mediat bëjnë të ditur se ai u sulmua për shkak të një shalli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu